Derbi i Italisë, bashkon aleatët në “San Siro” /FOTO-VIDEO/

Derbi i Italisë Inter-Juve, e cila u fitua pasditen e djeshme nga ekipi zikaltër me rezultatin 2-1, ka pasur dhe tre tifozë specialë nga Kuvendi i Shqipërisë në stadiumin “San Siro”.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama dhe deputetin socialist Parid Cara. Me ftesë të këtij të fundit, edhe pse kundërshtarë sa i përket ekipeve të zemrës, dy përfaqësuesit e LSI-së ndoqën nga afër përballjen e dy gjigandëve të futbollit Italian.

Ngjarja bëhet e ditur nga deputeti i PS-së në Kavajës, Parid Cara i cili megjtihë zhgënjimin e pësuar nga humbja e Juventusit, i fton sërish dy deputetët e LSI-së në revanshin e kthimit që do të luhet në Torino, sezonin e ardhshëm.

“Me dy miqtë e mi Luan Rama dhe Petrit Vasili duke parë Inter-Juve. Qokën ua bëra të plotë, i ftova në Milano, u lashë edhe fitoren e Interit. Në Torino kemi llogari pa mbyllur 🙂 Forca Juve!!!”- shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti Parid Cara, i cili e shoqëron komentin e tij edhe me disa foto nga stadiumi i Milanos, “San Siro”.

paridi-3

paridi-2