Regjistrimet – Ekonomiku “pa kartona”, maturantët rrezikojnë Universitetin

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbyllja e fazës së parë të regjistrimeve në universitete, maturanët e shkollës Teknike-Ekonomike në Tiranë nuk janë pajisur ende me kartonin e diplomave. Drejtori i këtij instucioni, Alfred Bozhiqi, tha jashtë kamerës se ka ardhur një furnizim i pjesshëm i tyre pa dhënë informacion për arsyet e vonesës. Ndërsa autoritet e arsimit thanë se kartonat e diplomave janë gati që në 26 gusht dhe tërheqja e tyre i takon drejtuesit të shkollës.

Pyetur për këtë çështje, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj tha i takon drejtorisë së shkollës të tërheqë bazën materiale, pasi ministria e Arsimit i ka dorëzuar DAR të gjithë dokumentacion në 26 gusht. “Kartoni ka shkuar në Drejtorinë Arsimore, do t’i lutem drejtorave të shkollave profesionale, ata që nuk janë pajisur të bëjnë pajisjen në mënyrë që të mos penalizohen maturantët për zgjidhjen  e problemeve dhe për të vazhduar atë që quhet faza shumë e rëndësishme e aplikimit dhe regjistrimit në universitete”- tha zëvendësministrja  e Arsimit në një prononcim për “Ora Neës”.

Ndërkohë, janë rreth 250 maturantë të kësaj shkolle që janë në limitet e afateve për t’u regjistruar në universiteve.

Kjo fazë e parë mbyllet në datën 20 shtator dhe në rast se fituesit nuk regjstrohen vendi i tyre shpallet vakant.