Arrestohen dy mjekët për vdekjen e 35 vjeçares

Dy mjekë të maternitetit Koço Gliozhenit në Tiranë janë ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme lidhur me vdekjen e 35-vjeçares Aida Cakaj, në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Mjekët e ndaluar janë Helidon Klosi dhe Dritan Decka. Aida Çajka vdiq dje në maternitet së bashku me beben e palindur dhe la pas burrin dhe dy fëmijë të vegjël.

Aida Çajka humbi jetën mëngjesin e djeshëm në sallën e operacionit, pasi mjekët e maternitetit Koço Glozheni e përcollën në gjendje të rënduar në spitalet e tjera të Tiranës gjatë orëve të natës për t’u vizituar, si në QSUT për kontrollin e zemrës dhe në Senatorim për mushkritë. Rezultoi se shtatzëna kishte pasur një çarje të shpretkës dhe sipas burimeve të brendshme nga materniteti, së paku jeta e saj do të kishte shpëtuar nëse do të ishte ndërhyrë në kohën e duhur pa vonesa.

Ajo u përcoll sot për në varreza bashkë me foshnjen e saj. Aida jetonte familjarisht në Itali dhe i shoqi është kthyer menjëherë dje sapo është njoftuar për fatkeqësinë.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1, në vijim  të hetimeve për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 16.09.2016 në maternitetin “Koço Gliozheni”,  kanë bërë shoqërimin e më pas ekzekutimin e dy Urdhërave të Ndalimit  lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së pare Tiranë, ndaj mjekëve: H. K ,47 vjeç dhe D.D,45 vjeç,  mjekë primarë të maternitetit “Koço Gliozheni”, pasi  më datë 16.09.2016 gjeti vdekjen  35-vjeçarja A. Ç. shtatzënë dhe foshnja e palindur.

Ndaj dy mjekëve ishin referuar materialet dhe kishte nisur hetim ne gjendje të lirë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”,  parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal”.

 

Foto kaq prekëse: I jepet lamtumira Aidës dhe foshnjës së saj

aida cajkuKy është momenti kur Aida Çajku dhe foshnja e saj përcillen për në banesën e fundit.

Vëllai i saj, Fationi, ai që i qëndroi pranë deri në momentet e fundit, mezi e mban veten, teksa e mbajnë për krahësh.

Nënë e bijë ndërruan jetë në spital njëra pas tjetrës e po kështu veç e veç iu është dhënë lamtumira e fundit.

Sipas Top Channel, Aida Çajku, 35 vjeçe, nëna e Ornelës dhe Flavios, edhe pse në duart e mjekëve, nuk ia doli të sillte në jetë edhe fëmijën e tretë.

Vajza nga Kukësi, e martuar prej 10 vitesh me mblesëri, jetonte me dy fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti ishte emigrant në Itali. Njerëzit që e njohën, e kanë të vështirë të gjejnë fjalët.

“Njeriu më i dashur me të gjithë, vetëm qeshte, asgjë tjetër. Mezi po prisnim të lindte vajzën, sa herë që e takoja i thosha kur do të lindësh…”, tregon Elona Kuçi, e afërme e së ndjerës.

Për të zbardhur vdekjen e Aidës, që u dërgua në tre spitale, nga “Koço Gliozheni” tek “Nënë Tereza”, më pas në Sanatorium për t’u kthyer sërish në maternitet po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “mjekim të pakujdesshëm”.

Aktualisht janë vendosur nën hetim në gjendje të lirë mjekët Helidon Klosi, Dritan Deçka, Nazmie Ceni dhe një infermiere.

Burime të prokurorisë shpjegojnë se hetimet do të jenë më të qarta sapo mjekësia ligjore të kthejë përgjigjje për autorësinë në të cilën do të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Kallëzimi ndaj mjekëve është bërë nga vëllai i të ndjerës, Fation Omuri, i cili është personi që e ka çuar të motrën për të lindur.

Familjarët e gruas shpjegojnë në kallëzim se mjekët nuk i kanë dhënë shërbim në kohë 35-vjeçares, duke shkaktuar vdekjen e saj dhe të foshnjës në bark.