Disiplina dënon 4 skuadrat e njohura shqiptare

FUTBOLL SKENDERBEU APOLONIA - Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Apolonia e Fierit, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Komisioni i Disiplinës në mbledhje që zhvilloi ditën e sotme për sezonin  ri ka marr masta ku janë dënuar 4 skuadrat më të njohura të futbollit shqiptar. Skënderbeu, Tirana, Partizani dhe Flamurtari janë skuadrat që janë dënuar nga Disiplina për veprimet që jnaë kryer nga tifozët në ndeshje që luajtën një javë më parë. Të gjitha dënimet e dhëna  janë për sjellje te gabuar te tifozëve, dhe hedhje të senve dhe flakadanëve.  Kështu Skënderbeu, Tirana, Flamurtari dënohen me 100 mijë lek kurse Partizani me 200 mijë lek gjobë.

VENDIMI

I mbajtur sot me date 16 Shtator 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:

1.KF “Skenderbeu”, për sjellje te gabuar te tifozeve, duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe ,ne baze te nenit 66/2 KDS.

2.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozeve, duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe ,ne baze te nenit 66/2 KDS.

3.KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozeve, duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe ,ne baze te nenit 66/2KDS.

4.KF “Flamurtari”, per sjellje te gabuar te tifozeve, duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe ,ne baze te nenit 66/1 KDS.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
Komisioni i Disiplines

Kryetar                                 Anetar                                  Anetar
Ardian Haci                       Sajmir Xhuglini                         Ilir Lame