Kushtetuta e re, Manjani: Përmbysëm sistemin aktual të drejtësisë

Ministri i Drejtësi Ylli Manjani është i ftuar sonte në Tonight Ilva Tare. Ministri i jep pergjigje disa prej nismave kryesore te ndermarra gjate kesaj kohe ne sistemin e drejtesise.

Tare: Në një postim në fb në faqen e Tonight Ilva Tare më thanë paske ftuar Ministrin në një vend që nuk ka drejtësi.

Manjani: Nuk është se edhe unë nuk mendoj kështu siç ka menduar zotëria që ka shkruar në faqen e fb, ka ardhur një pikë që nuk mban më ujë pilafi. Vazhdon të jetë drejëtsia një temë shumë e nxehtë në opinionin publik.Më duhet të pajtohem me këtë konkluzion fatalist me shpresën se realisht do të ndryshojnë gjërat.

Kushtetuta e re

Është projektuar një sistem kret ndryshe nga ai që kemi sot. Ndryshimet kushtetuese në thelbin e tyre pasi analizuan sistemin aktual u arrit në konkluzionin se sistemi duhet përmbysur. Është realizuar përmbysja. Presim të ndërtohet sistemi i ri me ligjet në zbatim të Kushtetutës.

Ligjet

Nuk është një punë e thjeshtë, duhen parë të gjithë elementët në harmoni.Anjëherë nuk është e thjeshtë të ndërtosh gjëra të reja pothuajse nga e para. Do shumë debat dhe diskutim dhe ja vlen të shpenzojmë dhe kohë.

88 votat e vettingut

Konsensusi i ndryshimeve kushtetuese ishte i një natyre tjetër, vetë Kushtetuta është një marrëveshje politike e shoqërisë në mometin kur ajo bëhet. Marrëveshja politike duhet të jetë sa më konsensuale.Kemi bërë gabimin historik kur kemi bërë kushtetuta e hershme. Kushtetuta e ‘98 realisht ishte shumë e mirë, teknikisht dhe më e mirë se kjo që kemi sot.Por nuk u bë me konsensus.Kjo krijoi klimë përçarje dhe mosbesimi, instituconet e reja që erdhën nga Kushtetuta nuk u mbështetën politikisht nga parlamenti i kohës. Kjo çoi në nevojën e ndryshimeve të shpeshta. Ndryshimet në Kshtetutën e ’98 ishin dhe teknikisht të gabuara por dhe politikisht me mesazhe të gabuara. Derisa erdhëm tek zgjidhja e jashtëzakonshme. Konsensusi ishte i domosdoshëm, i pa negociueshëm. LSI ka qenë promotore e konsensusit dhe jo të gjithë e pëlqenin edhe në mjedisin ndërkombëtar. Ideja ishte që nuk kemi pse ta lëmë ndryshimin e Kushtetutës peng të lojërave politike, që nuk e kishin dhe keq. Vimë tek ligjet. Mirë do ishte të vazhdohej kjo frymë konsensuale. kontributi i PD në përgatitjen e ligjeve është substancial, i pazëvendësueshëm. Çdo ligj ka nevojë për oponencë.Për ligjin e vettingut nga 50 propozime, 25 u pranuan. Që do të thotë se edhe ekspertiza ndërkombëtare nuk ishte kaq e vendosur në projektin e parë.

Ekspertiza ndërkombëtare

Koha tregoi që edhe EURALIUS dhe OBDAT mund të mos ishin të paimunizuar nga gabimet teknike.Po ti vendosim në dispozita krahasimore ekspertizën e huaj dhe vendase secila ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Asgjë nuk është perfekte, nuk ka ligj perfekt. Me rëndësi është që të kordinohen gjërat. Vettingu është gjë e re në Europë, ka copëza nga Kosova, Serbia, pjesërisht dhe në Rumani por jo në mënyrë të suksesshme. Në Serbi po jepen efekte jo fort të mira nga të cilat mund të përfitojmë duke i korrektuar.

Pastrimi i sistemit

Jam optimist që do ndodhë, ky është qëllimi. edhe po u bë shqiptarçe rivlerësimi, ai shqip do të flasë.Ka garanci proceduriale që do vijë nga institucione shqiptare.Do konsultohemi dhe anglisht patjetër. Në fund do ketë një vendimarrje të pjekur për gjyqtarët dhe prokurorët e vendit. Fundi i historisë është ky, që trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të pastrohen nga elementët që prishin imazhin e gjyqësorit dhe shërbimit të Prokurorisë. Po nuk ndodhi kjo nuk ka ndodhur asgjë.

Skaneri i gjyqtarëve

Kur verifikon realisht dikë patjetër që do pranojmë që do hyhet pak dhe tek jeta private, edhe tek disa elementë e të drejhtave të njeriout. Sepse vendimarrja e këtyre personave ën mënyrë të gabuar apo korruptiar imagjinoni sesa të drejta njeriu cënojnë.Është masë e jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur një situate të jashtëzakonshme. Situata në gjyqësorin shqiptar është e jashtëzakonshme.Të drejtat e njeriut nuk na kanë mbetur tek disa gjyqtarë. Ligji ka garanci minimaliste për një proçes të rregullt procedurial, kushdo që ndihet i kërcënuar ka mundësi ankimi. Kaq mund të bëhet.Po the ndërhyrje nuk ka ndërhyrje pa shkelje.Sot fjala korrupsion dhe fallsifikim është më e përdorura.Kushdo që humbet gjyqin e quan ose korrpsion ose fallsifikim.Është çështje përceptimi.

Konsensus për ligjet

Proçesi ka nevojë për të gjithë. Për PD të parën se është opozita e vendit dhe ka qeverisur këtë vend për 14 vjet, ka një database, burime njerëzore shumë të afta, ja vlen të eksplorojmë mundësi për vendimarrje konsensuale, kjo do ishte gjendja më e mirë.

Shqetësimi i Llallës për kompetencat e Prokurorisë

Ka një problem në këtë fazë tranzitore, nga njëra anë kemi Kushtetë të re, nga ana tjetër kemi institucione aktuale, të vjetra që duken sikur përplasen me njëra-tjetrën. Nuk është ky qëllimi.Kemi një karabina shumë të bukur, të dizenjuar bukur por do një motor që janë ligjet dhe shoferin që janë institucionet që të fillojë të bëhet e zbatueshme. Në çdo rast Kushtetuta e vendit thotë këtë gjë, që çdo normë kushtetuese, parim, rregull zbatohet drejtëpërdrejtë për aq sa nuk ka nevojë për ligjin tjetër. Nuk mund të vendosim shtetin në vakum për shkak se nuk ka hyrë ligji i ri në fuqi. Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi, por nuk zbatohet pa u miratuar ligji i ri. Ky është parimi. U krijua një dyshim se Prokuroria ishte lënë qëllimisht jashtë vëmendjes së ligjvënësve. Me rëndësi është që shteti ka prokurori, prokuror që heton në çdo rast vepra penale që kallëzohen, kryesisht apo siç është rregulli i hetimit deri ditën që të vedoset për një shërbim të ri prokurori.Frika mund të kemi shumë. Unë kam frikë se në vend që të merremi me shkatërrimin e korporatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që duhet bërë, mund të krijojmë një korporatë të re dhe disa minikorporata të tjera dhe të na bëhet një trust i shërbimeve në drejtësi. Shqetësimi se sistemi i ri mund të na kolapsë njësoj si i vjetri është real dhe ne dhet të merremi me këtë, tranzicioni ka marrë rrugën e vet.