Zyrtare/Muharem Rama shpallet fitues për kryetar bashkie në Dibër

Kanditati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama, ka dalë fitues në garën për kryetar bashkie në Dibër, ndaj rivalit të tij, Sherefedin Shehu.

Në një deklarate për mediat pa mbaruar ende numerimi i kutive te fundit, kandidati Muharem Rama  ka shpallur fitoren e tij, pasi rezultati paraprak e bën atë fitues me 4100 vota më shumë se rivali Shehu.

Kandidati Rama tha se “Ia dedikoj fitoren gjithë elektoratit të Dibrës, miqve te mij Damjan Gjiknuri, Blerina Gjylameti, qe me kane qendruar perhere prane, si dhe familjes time. Do ta nis me infrastrukturën dhe projekte të tjera që i kam bërë të ditura”.

Pas perfundimit te numërimit te votave për 118 qendra votimi në KZAZ Nr. 19 të bashkisë së Dibres, ku përballeshin dy kandidate, Muharem Rama për “Aleancën për Shqipërinë Europiane” dhe Sherefedin Shehu, kandidat për “Aleancën për Punë dhe Dinjitet”, rezultati flet për 4100 vota në favor të Muharem Ramës ndaj kandidatit rival, Shehu.