Sali Berisha: Azem ti je gjallë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për nder të Azem Hajdarit, në 18 vjetorin e vrasjes. Berisha thekson se kreu i PD-së u ekzekutua për motive politike nga oficerët e policisë.

Postimi i plotë i Berishës:

“Te dashur miq, si sot 18 vjet me pare ne vrasjen shteterore me tronditese te koherave per shqiptaret, kriminele me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan per motive politike udheheqesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990 qe solli pluralizmin politik dhe kryetarin e pare te PD, tribunin e lirise se shqiptareve, Azem Hajdari. Se bashku me te, ne atentatin e shekullit xhelatet ekzekutuan dhe sivllaun e tij, Besim Çerja.

Ekzekutimi i tij nga fallangat e pushtetit te kohes ishte nje akt i mirefillte hakmarrje primitive i pasardhesve te sistemit monist ndaj njeriut, qe me guximin e tij te jashtezakonshem beri me shume se kushdo tjeter per permbysjen e sistemit komunist ne Shqiperi dhe lirite e shqiptareve. Cdo vit qe kalon, kjujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit shnderrit dhe do te shnderrise gjithnje e me shume ne rrugen e lirise se shqiptareve! Azem ti je gjalle! Sb”.