Numërohen 52 kuti në Dibër. Rama i ASHE kryeson me 2211 vota ndaj Shehut

Dibranët votuan dje për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë që do t’i drejtojë në vitet e ardhshme, por për të mësuar fituesin duhet të presin numërimin e 66 kutive nga 118 që ishin në total. Deri më tani nga numërimi i 52 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 9369 vota, 2211 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 7151 vota.

Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin 33978 qytetarë që kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.