24 orë para vrasjes, dreka e fundit e Azem Hajdarit me Kreshnik Spahiun

Para 18 viteve, më 12 shtator 1998, u shënua një ngjarje e rëndë ndaj demokracisë dhe në vecanti të PD-së. Ajo mbrëmje, mori m vete themeluesin e Lëvizjes Studentore dhe kryetarin e parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Një ndër ngjarjet më të rënda dhe më të bujshme të ndodhura në këto 26 vite në Shqipëri. Sot familjarë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe miq kanë përkujtuar 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në homazhet që u zhvilluan tek memoriali pranë ish-selisë së PD.

Një ditë para vrasjes, Azem Hajdari ka drekuar me Kreshnik Spahiun.

Nga kjo drekë vjen një foto e postuar nga Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ne rrjetin social facebook.

“24 orë para atentatit ne ishim së bashku. Ende më duket sikur të ishte dje. Nuk munda të bëja asgjë i vetëm. Sot dita do ishte ndryshe me ty o mik, o vlla ………(11 shtator me Azem Hajdarin)”.