Udhëzimi për transferimin e studimeve, ja datat e regjistrimit

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim të ri që rregullon procedurat e transferimeve të studimeve dhe ndjekjen e programeve të dya të studimit. Sipas këtij udhëzimi afati i aplikimit pranë institucioneve të Arsimit të Lartë është nga data 7 Shtator deri më 19 Shtator 2016.

Kriterit të mesatares mbi 6 do t’i nënshtrohet edhe kadegoria që aplikon për një program të dytë studimi. Nga ky kriter përjashtohen vetëm ata kandidatë që aplikojnë në programet dy-vjeçare me karakter profesional.

Fituesit e parë shpallen në datën 3 tetor sipas renditjes.

Udhëzimin mban nr. 22, dt. 06.09.2016  “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhezimin nr. 13, dt. 22.06.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”.

Më poshtë udhëzimi i plotë i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

I.Pas Kreut IV/I të udhëzimit nr. 13, dt. 22.07.2016, shtohet Kreu IV/II, si më poshtë:

  1. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi  apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 Shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016.
  1. Kandidatët që aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim.
  1. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin  nr. 407, datë 01.06.2016 të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet  e arsimit të lartë para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.
  1. Kandidatët  që aplikojnë për  transferim studimesh apo për  t’u  pranuar në  programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, si program i dytë studimi nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të miratuar.
  1. Nuk mund të pranohen aplikime për transferime të studimeve gjatë vitit akademik. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë, për programet e studimit për të cilët aplikojnë. Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi.
  1. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike, ose ne IAL private, vendase apo të huaja, të akredituara  për programin  përkatës të studimit.
  1. Të gjithë kandidatët për program të dytë studimi, që kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, duhet të kenë të njohur diplomën/certifikatën e arsimit të mesëm të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
  1. Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve dokumentet  si më poshtë:
  2. Kërkesa drejtuar IAL-se për programin e studimit, ne të cilin do të transferoje studimet (ose formulari i aplikimit);
  3. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  4. Vërtetim të listes se notave dhe krediteve të fituara për c;do lendë dhe detyrim të shlyer, i cili dote sherbeje për ekuivalentimin e notave të lendeve të programit të studimit të ndjekur;
  5. Kopje të noterizuar të diplomës  se Maturës Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose të një deftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati  që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë perpara vitit 2011, të dorëzoje fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë  së shkollës së mesme, duhet të paraqesë, dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave  të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  6. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  7. Dy fotografi personale.
  1. Në momentin e regjistrimit përfundimtar me dokumentacion në IAL (pas shpalljes fitues), kandidati  paraqet dhe dokumentin origjinal të ç’regjistrimit, nga IAL nga ku transferohet, i cili përmban:

Emri,  Atesia, Mbiemri;

Datelindja: m.              Vendlindja; zv.           Shtetesia:

Numri i matrikullimit që ka pasur ne IAL – ne percjellese;

Emri i shkolles se mesme IIAL-se se kryer perpara ndjekjes se ketij programi studimi;

ID e Maturës  Shtetërore I nr. Regj. të vecantë;

Numri personal i identitetit;

Për kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006;

Data e regjistrimit  ne programin e studimit të ofruar nga IAL – ja;

Emertimi i programit të studimit dhe Fakulteti  perkates;

Cikli dhe forma e studimit;

Data e nderprerjes se studimeve.

  1. Kandidati që aplikon për program të dytë studimi paraqet dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:
  2. Kërkesa drejtuar IAL-se publike për programin e studimit, ne të cilin aplikon pifr program

te dyte studimi (ose formulari i aplikimit);

  1. Kopje e noterizuar e diplomes se studimeve universitare të kryera më paretë shoqeruar me

suplementin  e diplomës;

  1. Vertetim të listes se notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur

(nese kerkohet njohja e provimeve të shlyera dhejose e krediteve perkatese);

  1. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një deftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vleresuar të barasvlershme mete ne Shqiperi dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati  që ka përfunduar shkollën e mesme ne Republiken  e Shqiperisë perpara vitit 2011, të dorëzoje fotokopje të noterizuar të defteses se pjekurisë të shkolles se mesme. Ne mungese të diplomes së Maturës Shteterore apo defteses se pjekurise se shkolles se mesme duhet të paraqese, dublikate të defteses se pjekurise të leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe të vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese, ose listen e notave të shkolle’s se mesme të leshuar nga Arkivi i Shtetit;
  2. Fotokopje e dokumentit të identiftkimit (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte);

f Dy fotografi personale.

  1. IAL-te i percjellin AKP-sebrenda dates 20 shtator 2016, listen e kandidateve që kane aplikuar për transferim studimesh apo program të dyte studimi, ne format elektronik  dhe me shkrese zyrtare.
  1. IAL shpalllistat e kandidateve që kane aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidateve që kane aplikuar  për program të dyte studimi ne vende të dukshme  brenda dates 21 shtator 2016.
  1. Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program  të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/komisionet e ngritura për këtë qëllim nga IAL-ja brenda dates 30 shtator 2016. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve, si dhe të kritereve të tjera të shpallura prej tyre, bazuar në pikëzimin  për çdo kriter vlerësimi, e cila shpallet nga dekani përkatës në mjediset e Fakultetit të IAL-së, si dhe faqet ëeb përkatëse, e plotësuar sipas Tabelave nr. 1a dhe 1b të parashikuara në Shtojcën nr. 5 të këtij udhëzimi.

IAL-të, për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat me renditjen e kandidatëve brenda datës 3 tetor 2016. Në listen e publikuar nga ana e IAL-ve, fituesi i fundit përcaktohet me vijë të kuqe, në varësi të kuotave të ofruara për programin  përkatës të studimit. Në këtë listë bëhen me dije pikët vlerësuese  për çdo kriter vlerësimi.

  1. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. IAL-të detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes se ankesave.
  1. IAL-të shpallin listat përfundimtare me renditjen e kandidatëve, në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e tyre, brenda datës 10 tetor 2016.
  1. Regjistrimi i kandidatëve kryhet pranë sekretarive mësimore nga data 10 tetor 2016 deri me datë 14 tetor 2016. Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe, brenda datës 18 tetor 2016.
  1. IAL-të nisin në AKP për t’u pajisur me numër matrikullimi, emrat e studentëve të regjistruar sipas programit të studimit dhe tipologjisë së kandidatit brenda datës 21 tetor 2016.
  1. Në të gjitha rastet, kandidati duhet të nënshkruajë deklaratën sipas Shtojces nr. 6 të këtij Udhezimi.
  1. Pas Shtojces 4 të udhëzimit nr. 13, date 22.07.2016, i ndryshuar, shtohen shtojcat 5 dhe 6 bashkelidhur ketij udhezimi.”.
  1. Ngarkohen për  zbatimin  e  ketij  Udhezimi,  Sekretari  i  Pergjithshem,   Drejtoria  e Arsimit   të  Larte  dhe  Shkences   ne  Ministrine   e  Arsimit   dhe  Sportit,   Agjencia Kombetare e Provimeve si dhe institucionet  e arsimit të larte.

Ky udhezim  hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne “Fletoren Zyrtare”.