Musa Ulqini magjepset nga fjalimi i Peleshit, ja çfarë i shkruan(FOTO)

Dje kuvendi ishte më detatues se kurrë. Replikat me temë arsimin e lartë, u dukën edhe si një lojë se kush e ka fajin. Zv.Kryeministri, Niko Peleshi, ishte ai që debatoi me ish-Kryeministrin Berisha, replikë pas replike, për situatën me maturantët por dhe për investimet në Korcë.

Fjalimet e zv.kryeministrit duket se e kanë emocionuar deputetin Musa Ulqini. Në fotografimin që i është bërë deputetit, shihet qartë se ai i shkruan, Zv.Kryeministrit se, “Niko më pëlqeve”.

Dhe pasi nuk merr asnjë përgjigje mbrapsht i shkruan sërish “të thashë që ishe shume mirë. E shikon si të sulmon ky idioti”.

Ulqini duket se etiketon Berishën, i cili gjatë asaj kohe po debatonte me Peleshin. Pas sms­-së së dytë Peleshi i kthen më në fund përgjigje duke i thënë “po pra. Ky është treguesi”.

Kthimi i përgjigjes së Peleshit duket është pasuar me një sms tjetër që Ulqini i kishte përgatitur për tia çuar.

“Kësaj radhe e kishe shume inteligjent fjalën. Me një gurë vrave dy zogj njëherësh”, është sms që Ulqini po përgatitej ti dërgonte Peleshit në momentin që u fotografua.