Teoria më e re mbi sulmet e 11 shtatorit tek Kullat Binjake

Në 15­ vjetorin e 11 shtatorit, një prej ngjarjeve më famëkeqe të viteve të fundit, nuk kanë të ndaluar teoritë konspirative mbi sulmin që shkatërroi Kullat Binjake.

Janë teoricienët e “Wacky online conspiracy”, që pretendojnë se kanë prova të reja që dëshmojnë se Kullat Binjake u shkatërruan pas një shpërthimi të kontrolluar dhe jo një sulmi terrorist.

Nëpërmjet një postimi në “YouTube” të një video që tregon diferencën mes shpërthimeve të kontrolluara dhe shpërthimeve të tjera. Ekspertë në SHBA nuk janë dakord me hetimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA­së, i publikuar në gusht të vitit 2002. Sipas tyre, kullat ishin projektuar që t’u rezistonin veprimtarive sizmike, erërave të forta apo zjarreve.

Shefi i inxhinierëve të strukturës së Qendrës Botërore të Tregtisë, Xhon Skilling, thekson se e vetmja gjë që mund të hidhte përtokë kullat ishte shpërthimi i kontrolluar.

Gjithçka mbetet në kuadrin e supozimeve dhe konsipracionet mbi ngjarjen pritet të vijojnë edhe vitet e ardhshme, ku do të jetë e vështirë zbardhja e plotë e sulmeve në fjalë.