Balaj: “Shpresoj që të jem sërish ‘bekimi’ i Shqipërisë për kualifikimin”

Heroi i Shqipërisë ndaj Maqedonisë, Bekim Balaj ka komentuar sfidën dhe emocionet duke shpresuar që të shënojë edhe shumë gola

“Jam shumë i lumtur pasi këtu kam hedhur edhe hapat e para si futbollistë. Shpresoj që si në kualifikueset e Europianit të jetë i njëjti fat dhe të kualifikohemi për në Botëror.

Kam dëshirë që të luaj dhe që të shënoj sa më shumë. Ndoshta shpresoj që tani e tutje që të mos ndaloj më që nga sot. Në repartin e sulmit konkurrenca ka qenë shumë e lart. Kemi bërë paraqitje të mira deri më tani dhe mund të jemi më efikas. Maqedonia nuk na rrezikoi aq shumë. Pas shënimit të golit të tyre na mungoi forca reaguese ndaj tyre. “, u shpreh Balaj pas ndeshjes.