Rama “non grata” në Shkodër

Debati mes Kryebashkiakes Ademi dhe Kryeministrit Rama, duket se nuk është harruar nga Shkodranët. Zënka live në përurimin e stadiumit “Loro Boroci”, kur kreu i Qeverisë i kërkonte Ademit që të shembte disa ndërtesa pas stadiumit.

Sakaq bëhet me dije se disa qytetarë dolën në protestë me parrulla në duar duke i kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të “mbajë duart larg nga Shkodra”.

Të paktën kështu shkruhet në mesazhin e tyre, që duket se është një “non grata” për Edi Ramën në Shkodër.

Sjellja e tij me kryebashkiaken Ademi dhe veprimi me një gazetar shkodran që e korrigjonte se si të fliste, ka bërë që banorët e qytetit verior të revoltohen dhe të shprehin hapur pakënaqësinë që kanë ndaj Edi Ramës.