Emocionuese / Inva Mula, Ermonela Jaho dhe Rita Ora, prova në Vatikan (VIDEO)

Të dielën në Vatikan do të mbahet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, e cilësuar si ngjarja më e shumëpritur e Jubileut. Në kuadër të ceremonisë do të mbahet edhe një koncert, financuar nga Qeveria e Kosovës, që do të mbledhë disa prej artistëve e personaliteteve shqiptarë më të famshëm në botë.

Bëhet fjalë për Inva Mulën, Rita Orën, Ermonela Jahon, Shkëlzen Dolin, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketën, etj., që gjatë së premtes, kanë zhvilluar provat në Bazilikën e Shën Palit për koncertin në nder të misionares shqiptare që do të shpallet shenjtore nga Papa Françesku. Në aspektin fetar, kjo është ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë, ndodhur ndonjëherë, që një shqiptare shpallet Shenjtore.