“Jemi për fushatë në Peshkopi”. Kyçet zyra e aplikimit të pasaportave

Dibra dhe zonat rreth saj janë në vorbullën e zgjedhjeve të pjesshme. Kandidatët e dy koalicioneve çdo ditë kanë takime me qytetarët. Keta te fundit ne zonën e Maqellarës po përballen me një situatë të paprecedentë për aplikimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, shefja e kësaj zyre që ofron shërbimin për aplikimin e pasaportave është larguar në Peshkopi për t’u angazhuar në fushatën e socialistëve për fushatën e Muharrem Ramës.

Madje, shefja e zyrës ka vendosur edhe një njoftim në derë, ku shkruhet se është ne Peshkopi dhe do të kthehet më datë 2 shtator.

Emigrantët shprehen të shqetësuar se detyrohen të presin për të aplikuar për pasaportë, por në fakt koha e tyre është e kufizuar për shkak të angazhimeve që kanë në shtetet ku banojnë dhe punojnë.

14159931_10154178442448283_1446416430_n