Rama sherr me Ademin: S’ke prishur ndërtimet pa leje. Ja debati i plotë (VIDEO)

Inagurimi i stadiumit “Loro Boriçi” ka përplasur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiaken e qytetit të Shkodrës Voltana Ademi.

Rama i cili udhëtoi nga Tirana në Shkodër për të prerë shiritin e inagurimit të stadiumit para se në fushën e gjelbër të luajnë kuq e zinjtë me përfaqësuesen e Marokut, inspektoi dhomat e zhveshjes së stadiumit i shoqëruar dhe nga kreu i FSHF-së, Armando Duka.

Në përballjen me Ademin, Rama i ka adresuar kritika Kryebashkiakes për mos prishjen e ndërtimeve pa leje përreth stadiumit.

“Voltana në portë, Voltana në sulm. Voltana që s’prish asnjë ndërtim pa leje. Ka një viti që ka nisur puna nuk ke prishur ndërtimet përreth stadiumit nuk kanë ku të hyjnë autobusët, ka standarte për të tilla investime”.

Edhe Kryebashkiakja e djathtë i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

“Edhe Kryeministri qe nuk prish asnjë ndërtim pa leje.Nuk ke dhënë asnjë lekë për Shkodrën”.

BATUATAT E PLOTA

Rama: Voltana në mbrojtje, Voltana në mesfushë, Voltana në sulm dhe ndërtimet pa leje s’prishen

Ademi: Dhe kryeministri që nuk jep asnjë lek për Shkodrën…Unë jam në të drejtën time se një pjesë e mirë e ndërtimeve janë me leje, pjesa tjetër do prishen.

Rama: Po prishini pra…Mirë zemër se do merrem vetë me to

Por Rama nuk e la me kaq dhe para se të dilte në tribunën qendrore, iu drejtua gazetarit Dritan Shakohoxha, lidhur me cilësinë e punimeve.

“O Shako, hë mor Shako, përveç atyre ndërtimeve atje, ke ndonjë vërejtje tjetër? U ngrit niveli? Prit se s’ke pa Arenën Kombëtare. Akoma nuk ke pa gjë”,­iu drejtuar kryeministri Rama gazetarit Dritan Shakohoxha.