Opozita: PD do jetë në seancë, edhe pse konsensusi është shkelur

Edhe 4 orë nga ndajnë nga seanca e jashtëzakonshme për votimin e Vettingut, që është për vlerësimin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve. PD mblodhi grupin parlamentar, ku sipas burimeve është thënë se edhe pse është shkelur konsensusi i arritur në korrik për miratimin e Reformës së Drejtësisë, Partia Demokratike ka vendosur që të jetë e pranishme në seancës që do të zhvillohet sot ku do të diskutohet “procesi i vettingut”.

Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se, mazhoranca e ka shkelur paktin për konsensusin për kushtetuten dhe 7 ligjet kryesore

Sipas PD-së, “projektligji për vettingun është pa konsensus dhe në kundërshtim me kushtetutën”.

Mazhoranca duket se nuk ka pranuar konsensus sepse është e vendosur të të shkelë Kushtëtutën, thanë burimet nga selia blu.

Sipas PD-së,  vettingu shkel kushtetutën sepse drejtoret e Ramës me projekt ligjin aktual kërkojnë të kontrollojnë këtë proces.

Ndërkaq, qëndrimi i opozitës në lidhje me këtë çështje do të bëhet publik në seancën parlamentare.