Protestë në Tiranë për Demarkacionin: Tradhti kombëtare. T’i themi ‘Jo’ shitjes së trojeve

Aktivistë të shoqërisë civilë janë bashkuar mesditën e sotme në një tubim-proteste kundër marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Aktivistët, të mbledhur para Ambasadës së Kosovë në Tiranë, janë shprehur kundër marrëveshjes Kosovë-Mal i Zi, që do të kalojë për miratim në 1 shtator në parlamentin e Kosovës, duke e cilësuar kështu nje tradhti kombëtare. Një aktiviste, gjatë fjalës së saj para të pranishme theksoi se shqiptarët nuk kanë troje për të falur, pasi ‘ne jemi shteti më i kafshuar i Ballkanit’.

Nga ana tjetër ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama se duhet të lërë mënjanë përkthimin në serbisht të ‘Kurbanit’ të tij, por të shoh kurbanin që po i bëhet trojeve shqiptare.