Korçë, shkon në spital me plagë në kokë, nisin hetimet për të riun

Një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore paraditen e sotme në spitalin e Korçës, ku është konstatuar se ka marrë dëmtime në kokë.

Nga hetimet e para dyshohet se i plagosuri 23 vjeçari M.T., dyshohet se është konfliktuar në ambientet e një lokali pranë fshatit Dishnicë, Korçë, me 41 vjeçarin O. Zyberi, banues në Korçë, ku ky i fundit e ka goditur M.T, me sende të forta në kokë.

Pas ndihmës të marrë në Spitalin e Korçës, i dëmtuari është nisur për mjekim të specializuar, në Spitalin e Traumës  në Tiranë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po merret në pyetje. Gjithashtu u ngrit edhe një grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.