Këshilli i Europës do të inspektojnë burgjet në Turqi, vendi në rrezik!

Këshilli i Europës pritet të dërgojë një delegacion në Turqi për të kontrolluar kushtet e burgjeve brenda vendit, pas akuzave të trajtimit brutal kundër të arrestuarve gjatë grushtit të shtetit të dështuar ushtarak.

Deputetja Kati Piri, e cila vizitoi Turqinë javën e kaluar, tha se anëtarët e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës, do të hyjnë në burgjet e Turqisë për të inspektuar kushtet.

Vëzhgimi vjen pas raporteve tronditëse ku thuhet se të burgosurit janë duke u përdhunuar, janë të uritur dhe rrihen si pasojë e grushtit të shtetit më 15 korrik. Turqia, e cila është pjesë e Këshillit të Europës, është e detyruar për të lejuar anëtarët e komisionit që të vëzhgojnë burgjet.

Deri më tani, një total prej 40,029 njerëzve janë arrestuar pasi qeveria turke përpiqet për të “pastruar virusin” nga brenda kufijve të saj. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur idenë e dënimit me vdekje për ata që janë përfshirë në grushtin e shtetit.

Piri, anëtare e partisë Laburiste holandeze, tha se ishte e shqetësuar me numrin e arrestimeve. Ajo tha: “Duket sikur njerëzit janë duke u trajtuar si terroristë por rastet e tyre ligjore ende nuk kanë filluar. Kjo do të jetë një test për demokracinë turke”.

Më shumë se 290 njerëz vdiqën në natën e grushtit të përgjakshëm, duke e çuar shtetin për rreth tre muaj situatë të jashtëzakonshme. Së bashku me grushtin e shtetit, Turqia ka pësuar një seri sulmesh shkatërruese terroriste.

Burimi: Daily Express/Pershtati: Redjon Shtylla