I vendosin thikën në fyt shqiptares në Itali, i grabisin 1300 euro

Një 40 vjeçare shqiptare në Itali ka përjetuar momente tmerri, kur dy persona i kanë marrë shumën e parave që kishte me vete mën kërcënimin e thikës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja me iniciale R.C., ishte në rrugë, kur në këmbët e saj ndaloi një makinë Ford Fiesta me ngjyrë të kaltër.

Ata e pyetën për një adresë dhe gruaja ndaloi, por duket se ishte vetëm kurthi. Një prej tyre, doli nga makina, i vuri një thikë në fyt dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse nuk i jepte paratë që kishte në çantë.

E ndodhur në kushte të tilla gruaja e detyruar ka dëshmuar në polici se i ka dorëzuar dy kriminelëve shumën prej 1300 euro që kishte në çantën e saj. Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.