Fëmjët e pasiguruar në makinë, gjobë 15 mijë lekë dhe heqje patente

17/06/11 - PIC RODDY SCOTT The Key family from Gartcosh, Glasgow.

Me ligjin e ri të Policisë Rrugore, mbajtja e fëmijëve të pasiguruar në makinë, do i kushtojë shoferëve lejen e drejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit.

Po kështu për këtë kategori, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të miratuara prej pak ditësh, parashikojnë veç heqjes lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Nga penaliteti nuk do të shpëtojnë as pasagjerët që udhëtojnë me mjete të ndryshme.

Kjo në varësi të vendimit të Komisionit të Policisë Rrugore, në komisariatin përkatës.

Gjatë javës që sapo u mbyll shërbimet e policisë rrugore në të gjithë vendin vijuan me fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa gjatë javës në vazhdim, pritet të nisë edhe penalizimi i drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë ndryshimet e nenit 170 të Kodit Rrugor.

Ndryshimet kanë prekur një sërë pjesësh të këtij Kodi, ndër to është edhe ajo e ndëshkimit të drejtuesve të motorçikletave me kubik deri në 49 cc që lëvizin pa leje drejtimi.