Ja çfarë jete bën David Cameron pas lënies së postit

David Cameron ishte njeriu më i fuqishëm në Britaninë e Madhe, deri përpara referendumit të 23 Qershorit, kur britanikët vendosën të dalin nga BE.

Cameron dha dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit dhe preferoi të bëjë një jetë jashtë politikës, duke u identifikuar gjithnjë e më tepër me masat e gjera të popullsisë.

Nga kafetë e konsumuara në lagjen ku banon, nën shoqërinë e fqinjëve dhe miqve të tij, Cameron është fotografuar së fundi nga kalimtarë të rastit, duke ngrënë peshk e patate të skuqura ulur mbi trotuarin e një rruge.