49 mijë fëmijë do të vdesin këtë vit, duhet ndihmë!

Gati gjysmë milioni fëmijë përgjatë Liqenit Çad përballen me kequshqyerje akute për shkak të thatësirës dhe të kryengritjes shtatëvjeçare nga grupi militant islamik, Boko Haram, në verilindje të Nigerisë.

Nga 475 mijë fëmijë që konsiderohet të rrezikuar, 49 mijë në shtetin nigerian Borno, zonën qendrore të Boko Haramit, do të vdesin këtë vit nëse nuk marrin tretman, sipas UNICEF.

UNICEF është duke për 308 milionë dollarë për t’u përballur me krizën.

Por, deri më sot, UNICEF thotë të ketë marrë vetëm 41 milionë dollarë, që është vetëm 13 përqindëshi i asaj që i nevojitet për t’i ndihmuar personat e prekur në katër vendet, Çad, Nigeri, Niger dhe Kamerun, që kufizohen me Liqenin Ça.