Islami: Sherri mes socialistëve për “vrimën” e Shukriut

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, zgjedhjet që do të mbahen në Dibër, i ka shoqëruar me akuya të forta. Pas akuzës se videoja seksuale e Shukri Xhelilit është bërë nga PDIU, Islami ka hedhur të tjera akuza mbi socialistët.

Këtë herë, Islami në facebook, ka theksuar se, mes të majtëve ka plasur sherri për “vrimën” e Shukriut, por sipas tij, ata nuk do të gjejnë dot as vrimën e miut.

“Mes ndonjë aleati qe ka për objektiv te bleje nje deputet ne Diber ne zgjedhjet e ardhshme dhe socialisteve te abandonuar kane plasursherret per “V…B…” te Shukriut por ne fakt ata jane te friksuar ne ekstrem se po kuptojne qe s’do te mund te gjejne dot Vrimen e Miut …”, ka shkruar Islami në Facebook.