Vajza denoncon: Maniaku i urbanëve të Kamzës dhe Institutit, bën veprime të turpshme(FOTO)

Një vajzë ka denoncuar një person që ajo e quan maniak, duke treguar foto dhe disa raste të abuzimeve seksuale në urbane. Duke qenë se nuk ka denoncim në polici dhe as fakte nga kjo e fundit për këtë rast, ne kemi ruajtur anonimatin e personit, duke i mbuluar atij fytyrën dhe duke publikuar të plotë denoncimin e vajzës, raporton JOQ. Ajo thotë se personi në fjalë mban syze dhe një triko në duar, ngjan si një zotëri me një status të mirë në shoqëri, por realisht sipas saj është një maniak seksual, i cili bën veprime të turpshme në urbanet e Institutit dhe Kamzës.

denoncim2_1471968365-4388801

Denoncimi i plotë:

“Po iu shkruaj me dyshimin se nuk do merret si prove bindëse për rastin e mëposhtëm. Por meqe kjo gje eshte me e kerkuar ne polici ( prova materiale, fakte konkrete), zgjodha ta bej ketu kete “denoncim shoqeror”. Personi ne foto qe mban syze optike dhe nje triko sportive te duar (i ngjashem me paraqitjen e nje zoterie) eshte maniak seksual, i cili ben veprime te turpshme ne linjat e autobuseve te Institutit dhe Shpresa-al ( i Kamzes). (per siguri ua zmadhova foton per ta pare me mire).

Hera e pare qe kam konstatuar kete fenomen ka qene ne autobus te Institutit, me eshte afruar mua, dhe kur e kam kuptuar kam levizur qe aty dhe mbeta ne gjendje shoku dhe nuk bertisja dot qe ta kuptonin te tjeret. U shtanga. Ai i afrohet cdo vajze te mundshme, me taktike, duke shfrytezuar frenimet e autobuseve apo kalimet e fatorines neper hapesirat e ngushta,. Ate trikon sportive ne duar e mban si mburoje perpara vetes nderkohe qe organin gjenital e mban jashte, por eshte shume e veshtire per ta kuptuar se trikoja mbulon shume. Te njejtin veprim e kam pare per te dyten here ne autobusin e Kamzes, por nuk e konstatoi njeri sepse vepron me “zgjuarsi maniaku”. Nuk me punonin duart qe te merrja telefonin e te filmoja, (ndonese isha larg, dhe zbriti ne momentin qe zbriten disa vajza qe kishte afer).

Sot e pashe perseri ne stacionin e Laprakes; (ndersa isha ne autobus, perfitova dhe bera kete foto). Mbase keto te dhena nuk mund te merren seriozisht dhe po mbase nuk do u jepet vëmendja e duhur, por se di nese do me jepet mundesia dite tjeter te filmoj me video gjithcka kam pare, e keshtu zgjodha t’ua dërgoj kete foto, qofte edhe per t’u dhene nje alarm atyre qe do rastisin ne te njejtin autobus me te. Heren e pare ka ndaluar te ura ne Institut, heren e dyte ndaloi te stacioni i Doganes, dhe sot qe ishte autobusi pa shume mundesi levizje brenda, nuk hyri fare (stacioni i Laprakes) . Dhe po ashtu, ne te tri heret ate lloj trikoje e mbante ne duar. ( ka ftohte me siguri). Nese kerkohet deshmitar dhe denoncimi perfundon ne polici(qofte edhe pas disa kohesh) jam e gatshme ta jap deshmine time edhe ne polici, por duke mos pasur sigurine se kjo gje, (faktikisht pa prova dhe fakte konkrete pervec deshmise time) do shkoje deri ne polici, ua dergoj kete foto. Ai eshte njeri i peshtire dhe eshte rastesi fati konstatimi im sepse nuk bije ne sy fare se cfare po ben realisht. Kam ndjenje percmimi te madhe, me eshte neveritur cdo njeri me pamje te tille “prej zoteriu” dhe te pakten ne fund te fundit nese permes jush behet publike, e di qe do e kete te veshtire te futet ne autobusa dhe s’do ia shoh me kurre ate fytyren perverse dhe te peshtire.