Studimi: Trump më psikopat se Hitleri

 Donald Trump, kandidati i republikanëve për president të SHBA-ve, ka më shumë tipare të psikopatit se Adolf Hitler, shkruan “The Independent”.

Sipas një studimi, Dr. Kevin Dutton i Universitetit të Oksfordit listoi kandidatët për president dhe një varg figurash historike.

Ai e ka listuar Trump të 171-tin, që arrin dy pikë më shumë se Adolf Hitleri, pasi ekspertët dhanë sugjerimet e tyre në reagimet e individëve pas pyetjeve të shumta, të cilat ishin pjesë e studimit. Ndërsa kandidatja për presidente, Hillary Clinton ka arritur 152 pikë, duke e vendosur atë në krye të 20 përqindëshit. Metoda e njohur si Lista e Rishikimit të Personaliteteve Psikopate (PPI-R), shënon kandidatët në bazë të tetë tipareve, duke përfshirë guxim, imunitetin e stresit dhe gjakftohtësinë. /albeu.com/