PD “kundër” draftit të Euralius për emërimin e gjyqtarëve

Me nisjen e parashikuar të mbledhjes së komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi,  bëhet me dije po se diskutohet projekt-ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Aktualisht është misioni i Bashkimit Evropian, Euralius, ai i cili po prezanton projektligjin e rishikuar pas opinionit prej 55 faqesh të Partisë Demokratike.

Opozita është njohur vetëm mbrëmjen e shkuar për draftin ligjor dhe nga një vështrim i shkurtër, janë përgatitur opinionet për 25 nenet e para të pr/ligjit, për të cilat PD i ka dyfishuar në 47 nene.

Nenet në fjalë kanë të bëjnë me procedurat për emërimin e gjyqtarëve si dhe për nenet e përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve. Partia Demokratike në një far mënyre rrëzon komplet draftin e pr/ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve, duke propozuar thuajse një draft komplet të ri.

Nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe ekspertë të kësaj partie kanë zhvilluar një takim me ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS ku kanë diskutuar për draftin. Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë për seancën plenare që do të miratojë ligjin në fjalë.