Fëmijët e përgjakur në Siri(FOTO)

Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian në zonën e mbajtur nga rebelët në Aleppo, tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, tek e panë në video sesi ai fshiu gjakun  dhe blozën e trashë nga fytyra, shkruan New York Times.

Interesi që u zgjua ndaj 5-vjeçarit Omran i habiti doktorët që e kuruan, kurse fotografi që e bëri videon dhe shumë sirianë panë se bota vetëm sa e kishte zbuluar sesi fëmijët vuajnë çdo ditë në një luftë që ka zgjatur përmbi 5 vjet.

Të shtunën, vëllai 10 vjeç i Omran, Ali, vdiq, nga plagët që mori gjatë të njejti sulm. Kështu thanë mjekët. Vdekja e Ali, që nuk solli të njejtin shpërthim në mediat sociale sa vuajtja e Omran, vetëm sa nënvizoi sesa shumë fëmijë siarinë janë duke vdekur në sytë e të gjithë botës.

Këtu janë imazhet e 7 fëmijëve të tjerë që janë trajtuar javët e fundit në spitalet e të njëjtës zonë ku ishte Omran. Ato janë vetëm disa nga foto e publikuara nga doktorët dhe të tjerë banorë në Aleppo në WhatsApp për gazetarët.

1-5 3-4 4-5 5-2 6. 6-1 7 aa