Akuza për videoskandalin, PDIU ironizon Islamin: Ka përgjuar pas vrimës së çelsit

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, është shprehur se në videon sekusale të  ish-Kryetarit të Dibrës, Shukri Xhelili ka dorë PDIU, por kjo e fundit e ka ironizuar kete deklarat. Lidhur me këtë akuzë të Islamit, përmes një deklaratë për shtyp, ka reaguar selia e PDIU-së.

Sipas tyre, deklarata e Z. Islami i ngjan Panairit të Kotësive.

Më tej thuhet se: “Mesa duket Kastriot Islami ka përgjuar pas vrimës së çelsit të përgjuesit”.

PDIU-ja ka kërkuar një hetim nga ana e prokurorisë, e cila duhet të zbardhë të vërtetën, në kuadër të procesit ndaj Shukri Xhelilit.

Më tej në deklaratën për shtyp, thuhet se: “Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, nuk është marrë asnjëherë me filmime apo video, sepse preferon të bëjë politikë pozitive e të drejtpërdrejtë për qytetarin e nuk ka as pasion e as zakon të vendosë veshin a syrin tek vrima e çelësit”.

PDIU ka shtuar se: “Gjejmë rastin gjithashtu dhe i bëjmë thirrje dibranëve të kryejnë qetësisht këtë fushatë elektorale dhe të mos bien pre e provokimeve apo diversioneve dhe më 11 shtator të votojnë si qytetarë europiane”.