Një ditë do na dalë greke dhe Vallja e Tropojës

Nga Alfons Zeneli/Mesoj nga nje reagim i prof. dr Lisien Bashkurtit se ish kreu i OMONIA-a famekeqe dhe ish deputeti i Parlamentit shqiptar Panajot Barka paska pretenduar se POLIFONIA eshte greke. M`u kujtua ne cast nje film amerikan ku emigranti plak grek pretendonte se edhe gjuha japoneze e kish prejardhjen nga greqishtja.

Ketu nuk eshte shqetesuese sjellja, shkrimet apo veprimet e Panajot Barkes i cili eshte thjesh nje misionar tashme i konsumuar dhe i djegur. Sepse tashme ai eshte shnderruar ne nje personazh komedie. Une nuk do cuditesha aspak nese ndonje dite sipas Panajotit, do na dale greke edhe Vallja e Tropojes.

Kur nisen fushatat greqizuese ne Shqiperine postkomuniste, kohe lur nuk lane qytet pa ngritur dege te OMONIA-s, diku ne nje gazete thuhej me humor se prit kur ta fusin greqishten si gjuhe amtare dhe ne shkollen 8 vjecare te Zallbastarit.

Pra pretendimet frenetike prej karagjozesh sens humbur, nuk eshte se shkaktojne realisht ndonje humbje. Sa i perket polifonise, ish drejtori i UNESCO-s i cituar prej prof. Lisien Bashkurtit thote se “..isopolifonia eshte hyjnesha e kulrures shqiptare”..Ndersa drejtori i sotem i pergjithshem i UNESCO-s Dr. Koichiro Matscura konfirmon, sipas vleresimit te nje jurie nderkombetare se isopolifonia eshte ” Kryeveper e trashegimise se njerezimit”. Nje ” Titanik” te tille vleresimi nuk mund ta fundose “barka” e Panajotit.

Nga ana tjeter muzikante e sudiues skrupuloze te perendimit keto vlera i trajtojne e i studione thjesht si pjese e kultures shqpitare. Ndaj dhe nuk me shqeteson fare barka te cilen e ka mare lumi i cekuilibrit. Ketu fakti alarmant eshte qendrimi i shqiptareve si grup, si unitet dhe qendrimi i politikaneve dhe qeverive shqiptare.

Ka nje rast analog te cilin dhe e pata denoncuar publikisht dhe i imi nuk qe denoncimi i vetem. Nje biznesmen kosovar, ishte i gatshem te financonte pa asnje shperblim e perfitim shtepine e kolosit teusha koven mendimit shqiptar At Gjergj Fishtes. Nuk kerkonte asgje, vetem ta financonte. Projektin e gjithcka tjeter ia linde qeverise. Ky i shkreti, vetem leket do jepte. Kur e pashe shqiptarin nga Kosova qe fliste i hutuar ne nje Tv dhe spjegonte duke mos e kuptuar se perse nuk iu pergjigj Ministria e Kultures. Une nuk prefereoj te bej asnje koment per kete gje. Gjithkush mundet te beje deduksionin e tij. Por nuk besoj se mund te ndodhe ndryshe kur fatin e gjithckaje ne kete e fushe e vendosin kanakret e qeverise, njerin prej te cileve e degjova nje dite ne TV qe duke treguar nje skulpture thosh : “kjo eshte nje vagine femerore”.

Apo ne doren e nje keshilltari per kulruren evropine i cili ne lajthitje e siper, duke kujtuar se mund te shkruante edhe poezi, ne poezine “Varri i babait”, perdorte si figure letrare :” mbusha koven me kepuce/ dhe e zbraza ne varr te babait”. Ka dhe ngjarhje te tjera me qindra, fatkeqsisht te cilat i dine mire e i kane provuar shpesh vete poetet, shkrimtaret, kengetaret, piktoret e kompozitoret. Kurre, asgje qe eshte vertet art dhe i sherben kultures kombetare nuk ka shans te sponzorizohet nga Ministria e Kultures. Asnje projekt i vertete qe i sherben kultures kombetare nuk mund t`i kaperceje barrierat antikulture te Ministrise se Kultures. Por e keqja shkon edhe me thelle. Shumica e biznesmeneve apo kompanive te fuqishme ne Shqiperi, kane ndjeshmeri zero ndaj kultures. Jane te gatshem te financojne pa i numuruar fare shumat cdo lloj bibe cicmadhe dhe cdo lloj ahengxhiu, cdo lloj eksperimenti halucinantesh, cdo lloj pseudoartisti nga brenda e nga jashte, por kurre dicka qe eshte art i vertete dhe qe i sherben themeleve te kultres tone kombetare. E duke u nisur nga kjo situate, mendoj se jemi ne nje moment pothuajse fatal. Indiferenc jone si shoqeri ndaj kultures do beje ate qe nuk e kane bere dot mijera vite egzistence ne kufijte e mbijeteses te mbushur plot luftera te pergjakshme. Sepse po demtohet edhe nje vlere tjeter unike GJUHA SHQIPE e cila eshte pa asnje dyshim nje fosil i gjalle i gjuhes me te cilen eshte folur qe ne fill te njerezimit. Edhe ndaj gjuhes eshte po i njejti qendrim. Si ai qeveritar e politik ashtu dhe i botes e qarqeve te biznesit…por fatkeqsisht edhe te shoqerise. T`i kerkosh sponsorizim per ndonje liber studimor gjuhesi nje biznesmeni, eshte pothuajse fantashkence. Vecse ne gjuhesi, ne shoqerohemi nga nje fatkeqsi edhe me specifike.

Qendrimi armiqesor i vete akademikeve dhe gjuhetareve. E kam pare me syte e mi ne nje emision televiziv, kur gjuhetari franko egjiptian me origjine shqiptare Mathie Aref mbronte origjinen prej shqipes te nje emertoimi perendie greke, gjuhetari dhe profesori i UT Seit Mansaku kerceu sikur e pickoi kobra. Rralle tek mund te shikoh nje njeri te kundershtoje me aq mllef e urrejtje faktin se nje fjale X e ka prejardhjen nga gjuha te cile ai e flet. Por di qe edhe gjuhetare te tjere dhe profesore e akademike qe perfaqsojne sot zyrtarisht gjuhesine shqipe, jane kundershtaret me te terbuar te tezave proshqipe. Sepse akademiket dhe gjuhetaret tane jane te atrofizuar dhe dogmatike staliniste te cilet nuk e pranojne shkencen ne dialektiken e vet, por e marin si nje tren me avull i cili nuk mund te ece pervecse mbi binaret e dogmave te tyre.

Kjo ceshtj, apo me sakte, te pakten shqetesimi im nuk eshte thjesht shkencor. Eshte shume me i gjere. Kenga, e cila eshte nje shtylle e rendesishme e kultures kombetare, gjuha e cila eshte vete berthama e egzistences jane nen nje kercenim nga me seriozet. Sic e ceka dhe me lart, muzika dhe gjuha shqipe iu kane mbijetuar mijeravjecareve nen sulmet e perandorive. Ne jemi duke i shkaterruar pikerisht tani qe jemi te lire t`i dhendoshim e laretesojme. Mnedoj se niveli i krimit, i bjedhjeve, korrupsionit, perdhunimet, vrasjet makabre, invazioni i hashashit, aksidentet, sherret, plagosjet etj, jane te lidhura edhe me keto krime te heshtura e te ftohta ndaj kultures. Nje popull me kulture te gjymtuar, eshte turme. Vetem iluminimi mund te sherbeje si profilaksi mdaj renies se lire qe po perjetojne shqiptaret. Eshte e thjeshte: sa me te iluminuar t jene qytetaret aq me pak ka mundesi qe ata te votojne per injorantet, analfabetet, killerat dhe hajdutet.