Basha: Sadri Abazi po ndërton pa leje. Pse nuk burgoset oligarku i Ramës?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar sot një shkelje ligjore, që sipas tij po kryhet nga deputeti i PS-së dhe miku i kryeministrit, Sadri Abazi.
Në një deklaratë për mediat, Basha publikoi foto të një pallati që po ndërtohet te “Zogu i Zi”. Kreu i PD-së tha se kjo godinë duhet të ishte shembur pasi rezulton e paligjshme. Por jo vetëm që pallati nuk është shembur, por këto ditë po rezulton se po ndërtohet një katë shtesë.

“Në këto momente, një shkelje brutale e ligjit po ndodh në mes të Tiranes me lejen e Edi Rameë. Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut te tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kanë vendim prishje, ai për 3 dite ka shtuar një kat të tërë pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham”,- tha Basha.

Kreu i PD-së ka kujtuar se këto tre vite janë burgosur njerëz vetëm pse kanë vendosur një pllakë në banesën e tyre, apo kanë ndërruar tjegullat. Ndërkohë që një deputet mund të mbajë një pallat pa leje dhe madje të shtojë kate të tjera.

“Mijera njerez kane hyre ne burg keto tre vite dhe jane edhe sot ne qeli per nje avlli pa leje, apo nje rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e ze ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda qe qeveris ben c’te doje, te sunduarit, shqiptaret jane te ndaluar.  Kjo padrejtesi duhet te marre fund. Banda e Edi Rames duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhe shume shpejt. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen”,- u shpreh sot kreu i PD-së, Lulzim Basha.

pallati 3 pallati abazi1