Voltana Ademi-Ramës: Po diskriminon Shkodrën, ku janë dëmshpërblimet

Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, e cila sipas saj po e diskriminon rëndë këtë qytet.

Ajo tha se 5 mijë lekë për banor është fondi që i është akorduar kryeqendrës së veriut, krahasuar me 3 deri në 4 fish më shumë fonde që kanë shkuar për bashkitë e tjera, në një kohë kur nevoja për investime është e madhe.

Nga masat antipërmbytje, tek shërbimet elementare për qytetarët po mbulohen nga buxheti i bashkisë vijon Ademi.

Gjithçka që po ndodh e ka një përgjigje sipas qytetares së parë të Shkodrës dhe kjo lidhet me korrupsionin. Qeveria sipas saj po noton në një sistem korrupsioni dhe kush tenton të qëndrojë i pastër penalizohet shton ajo.

Megjithatë nuk ka tërheqje, ndonëse projektet po i rrezohen. Bashkia Shkoder me datë 26 të këtij muaji do të aplikojë tek fondi i rajoneve për 4 projekte të reja, me synimin që të përfitojë fonde për investime.

Deklaratat kryetarja e bashkisë i bëri ndërsa inspektoi punimet që po bëhen në rreth 3 kilometër kanal kullues, për pastrim dhe sistemim.