Shenjtërimi i Nënë Terezës në Romë. Zbardhet axhenda e aktiviteteve

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në kryeqytetin italian Romë do të shtohen masat e rendit publik për të garantuar sigurinë e të gjithë besimtarëve që do të marrin pjesë në këtë event unik.

Gjatë orëve të fundit, Prefektja e Romës Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e eventit të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Event ky që do të zhvillohet më 4 shtator në sheshin “Shën Pietro” në Vatikan.

Prej orës 8:00 të mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15.00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist.

Sipas urdhëresës së Prefekturës së Romës, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qëndrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike.

Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së PrEfekturës së Romës. Siç është dhe transporti i armëve lodër.

Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria.

Gjatë ditëve të eventit të shenjtërimit, besimtarët e adhuruesit e veprës së Nënë Terezës mund të vizitojnë eshtrat e saj më datë 3 shtator në Bazilika e Shën Gjonit në Lateran si dhe nga data 6-8 shtator në kuvendin e Shën Gregorit në Romë.


Nënë Tereza Shenjtëri: programi i Misionareve të Bamirësisë (Motrat e Nënë Terezës)

Programi i Misionareve të Bamirësisë
E enjte – 1 shtator

Hapja e ekspozitës “JETA, PËRSHPIRTËRIA DHE MESAZHI I NËNË TEREZËS”
1-3 e 5 shtator 9.00-19.00
4 shtator 14.00-19.00
7 shtator 9.00-14.00.
______________
E premte, 2 shtator
Mesha Shenjte: ora 9.00 në gjuhën angleze; 10.00, në gjuhën spanjolle, 12.00, në gjuhën italiane.
Bazilika e Shën Anastasia në Palatin
______________
MBRËMËSORE E LUTJES DHE ADHURIM SOLEMN
Kori i Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina.
Tema: “Rrezatojmë dritën e Krishtit, thirrja për shenjtëri”.
20.30-22.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran.
__________________
E shtunde, 3 shtator
KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU
8.30 përgatitja – 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit
ORATORI “MOTHER”
I Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00
Bazilika e Shën Andrea della Valle.
Mesha Shenjte, në orën 19.00
Në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës
______________________
E diel, 4 shtator
LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES
TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit
Lutja e Engjëllit mbajtur nga Ati i Shenjtë
Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit
______________________
E hënë, 5 shtator
FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina
Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS
Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran
6-8 shtator

NDERIMI I RELIKEVE TË SHËN TEREZËS SË KALKUTËS
E martë, 8 shtator, ora 9.00-18.00 Kisha e Shën Gregorit të Madh,
Vizitë në dhomën e Nënë Terezës në kuvendin e Shën Gregorit;