Skandal; Bën seks me gruan në sy të djalit të mitur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin. Një denoncim i bërë në policinë e Elbasanit, ka zbuluar krimin e radhës. Burime nga policia e Elbasanit pohojnë se, 33-vjeçarja me iniciale S.L, ka kallëzuar se ish-burri Besnik Selita 39 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij 41-vjeçare Ornela Stavri në prani të djalit të tyre të mitur 5-vjeçar me iniciale A.Besnik S.

Gjithashtu, sipas denoncimit 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me djalin e tij të mitur. Burrë e grua, Besnik dhe Ornela Stavri u ndaluan ditën e djeshme nga policia e Elbasanit për të dhënë shpjegime për ngjarjen.

Bëhet fjalë për djalin e mitur që denoncuesja 33-vjeçare S.L ka nga martesa me ish-bashkëshortin Besnik Selita. Ajo së bashku me fëmijën jetojnë në Tiranë, ndërsa ish-burri me gruan banojnë në Elbasan.

Dyshohet që ngjarja e rëndë të ketë ndodhur në njërën prej ditëve kur babai Besnik Selita të ketë marrë djalin e tij 5-vjeçar për vizitë.

Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht kjo ngjarje e rëndë, që pretendohet nga mamaja e të miturit, ndërkohë që policia vazhdon hetimet.