Posta Shqiptare: Ja procedura e re për blerjet online

Posta Shqiptare ka sqaruar sot procedurat e reja për blerjet online. Në një njoftim për mediat, Posta Shqiptare thekson se duke filluar nga java e ardhshme do të inicioj procedura të reja lehtësuese për gjithë klientët, duke mundësuar kryerjen pranë zyrave tona edhe të procedurës së plotësimit të  deklaratës  së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor kundrejt një tarife modeste krahasuar me agjensitë private doganore dhe pagesat doganore në sistemin bankar.

Njoftimi i Postës Shqiptare:

Posta Shqiptare, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, në lidhje me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore,  në 22 euro  për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, e marrë kjo me  iniciativë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sqaron opinionin publik dhe të gjithë klientët, që qendrimi i saj ka qenë dhe mbetet se “tregtia online” duhet inkurajuar duke rritur pragun e përjashtimeve doganore si një tendencë botërore,  e cila redukton kostot dhe kënaq pritshmëritë dhe nevojat e konsumatorit vendas.

Gjithashtu “tregtia online” përbën një fluks të ardhurash të konsiderueshme për Postën Shqiptare (si shoqëri tregtare publike) siç është edhe për operatorët global postar. Gjithsesi, në kushtet e kësaj  vendimarrje të re, Posta Shqiptare duke vlerësuar edhe interesin më të mirë të qytetarëve për të reduktuar burokracitë dhe kostot proceduriale, duke filluar nga java e ardhshme do të inicioj procedura të reja lehtësuese për gjithë klientët, duke mundësuar kryerjen pranë zyrave tona edhe të procedurës së plotësimit të  deklaratës  së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor kundrejt një tarife modeste krahasuar me agjensitë private doganore dhe pagesat doganore në sistemin bankar.

Nga data 22 gusht, për të gjitha objektet postare të ardhura nga jashtë vendit dhe të ndaluara nga përfaqësuesja e autoritetit doganor (e atashuar në Filialin e Qendrës Tranzitë), qytetarët mund të zgjedhin Postën Shqiptare për realizimin e procedurës doganore, duke mos pasur më detyrimin për të ardhur në Tiranë, por të paraqitjes pranë zyrave postare në qytetet ku ata janë banues, për të kryer veprimet e zhdoganimit, pagesën e tyre dhe për të tërhequr objektet postare

Shpresojmë në bashkëpunimin e frytshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në lidhje me këtë procedurë të re.