Gruaja e Shyqyri Çobos, ”kërcënon” 32 vjeçaren

Në fillim ishte gjyqtari ai i cili kërkoi favore seksuale ndaj një shtetase e cila ishte në prag të divorcit por sot bashkëshortja e Shyqyri Çobo ka kërcënuar denoncuesen e tij. Ajo i ka bërë presion shtetasen I.T, 32 vjeç që të tërheqë kallëzimin.

P.Çobo i ka bërë presion kallëzueses I.T, që kjo të heqë denoncimin që ka bërë për bashkëshortin e saj.

Shyqyri Çobo u vu në qendër të vëmendjes së medias, pasi i kërkoi favore seksuale shtetases me iniciale I.T, pasi kishte një çështje të saj në Berat.

“Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.Ç, 58 vjeç, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen ‘Çlirim’, në banesën e saj, ka kanosur të heqë dorë nga kallëzimi i bërë ndaj bashkëshortit, shtetasit Sh.Ç. Neni 311 I Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast.