Mbrohet artisti që shet kukulla për pedofilët

E quan art punën që bën por i kritikuar si mbështetës i pedofilëve. Ai krijon kukulla seksi që i ngjajnë fëmijëve të vegjël, për pedofilët dhe thotë se e bën këtë për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi i maniakëve.

Kukullat, shiten “online” nga një kompani japoneze, kanë hyrë kohët e fundit në Australi, aty ku autoritetet i kanë sekuestruar dhe shkatërruar. Shin Takagi, themeluesi i kompanisë dhe krijuesi i tyre, gjithashtu një pedofil, ka thënë për “Fairfax Media” se është një artist dhe se nuk bën asgjë të keqe.

Ai është shprehur se: “Unë po ndihmoj njerëzit që të përmbushin dëshirat e tyre, ligjërisht dhe në mënyrë etike. Nuk mund të jetohet i ndrydhur. Me krijimet e mia, unë shmang krimet ndaj fëmijëve të vërtetë”, ka thënë Takagi.