Tmerr në Portugali nga zjarri. Digjen e hotele me 5 yje

Një grua e vjetër është vrarë pasi që shtëpia e saj ishte kapluar nga zjarri afër qendrës së qytetit, raporton BBC, përcjell Express.

Dy persona të tjera po ashtu kanë vdekur nga zjarri në shtëpitë e veta.

Edhe dy të tjerë janë lënduar seriozisht.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet. Disa ndërtesa janë shkatërruar, përfshirë edhe hoteli me pesë yje “Choupana Hills”.

Zjarri është duke u djegur që dy ditë në këtë ishull.

Zjarret e mëdha e kanë prekur seren portugeze në ditët e fundit pasi që temperaturat kanë arritur mbi 35C./Gazeta Express/