Tentuan ta grabisnin, ish-marinsi rreh 4 shqiptarë

Ishte nisur për në punë në San Benedetto, kur papritmas 4 persona e kanë ndaluar në rrugë dhe kanë tentuar ta grabisin. Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa marinari 55 – vjeçar (pensionist) u sulmua  nga 4 të huaj, të cilët dyshohet të jenë shqiptar.

Thuhet se 4 shqiptarët ishin të alkoolizuar.  55 – vjeçari ka arritur t’ju marrë çelsat e makinës dhe iu është vënë pas për t’i ndjekur. Gjatë kësaj përleshje ai ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht ka arritur të nxjerrë në pah grabitjen.

Katër të huajt më pas janë larguar me një makinë ndërsa 55 – vjeçari ka përfunduar në urgjencë për të marrë trajtimin e duhur, pasi ka patur dëmtime në hundë dhe  në syrin e majtë./tvklan.al