Votohen me shumicë votash 4 anëtarët e AMA-s

Parlamenti dje nuk voti vetëm ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, por ka votuar me shumicë votash edhe katër anëtarë të AMA-s. Përkatësisht; Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj janë miratuar me shumicë votash në orët e para të së premtes, pasi Kuvendi miratoi reformën në drejtësi.

Tre anëtarët: Musta, Neza dhe Bregu, janë në mandatin e tyre të dytë në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Ndërsa me zgjedhjen e Gjekmarkajt plotësohet formula prej shtatë anëtarësh të AMA-s.

Kandidaturat e tyre u miratuan fillimisht nga Komisioni Parlamentar i Medias, pas një gare të fortë.