Deda: Këmbëngulja e PD, një betejë e fituar për Shqiptarët

Një ditë para votimit në kuvend të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me Reformën në Drejtësi, opozita  e cila nuk ishte dakordësuar sot përshëndeti reformën dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha nënvizoi se reforma ka votat e opozitës.

Lidhur me këtë fitore të PD-së, deputetë demokratë kanë përgëzuar liderin e tyre që qëndroi deri në fund besnik, një reformë që nuk i shërben politikës por drejtësisë.

Deputetja e PD-së, Albina Deda është shprehur se sot opozita përmbylli me sukses maratonën e reformës në drejtësi.

Në një postim në facebook, Deda ka shtuar se: “Bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, kemi ngulmuar në një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik siç po e përdor Rama në çdo dalje publike, pra si një betejë paraelektorale”.

Ajo e ka cilësuar Reformën si një betejë të fituar, pikërisht me këmbënguljen e PD dhe kryetarit Basha. Deda tha deklaruar se: “Pavarësisht lodhjes e durimit në gjithë këtë kalvar bisedimesh, konsultimesh e deklarimesh krejt korrekte”.