Mesila Doda: Lajm i mirë, u shfuqizua neni për martesat gay

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka festuar në facebook një fitore të partisë së saj, një kauzë që e ka quajtur si një lajm të mirë. Kjo lidhet me legalizimin e martesave gay, që deputetja e cila e kishte si një sfidë të grupit të saj por që është kundërshtuar nga organizata pro LGBT.

Mesila Doda, konfirmoi se është hequr nga drafti për ndryshimet në kushtetutë, neni i cili i hapte rrugë martesave gay. Doda e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë dhe si një produkt i këmbënguljes së PDIU-së për heqjen e këtij neni. Ajo ka falënderuar kolegët e saj, që ju bashkuan kauzës së PDIU-së.

Në një status në facebook, deputetja shkruan se: “Me kërkesën e PDIU dhe këmbënguljen tone pa kompromis, sot u shfuqizua nga Komisioni i Posaçëm i Reformës ndryshimi Kushtetues që i hapte rrugën legalizimit të martesave gay. Kjo do të thotë se së bashku arritëm të ndalonim një ndryshim që mund të sillte një strukturë tjetër sociale, larg modelit të familjes natyrale e tradicionale”,-ka thkesuar Doda.

Më tej ajo ka shtuar se: ”Falënderoj me këtë rast gjithë kolegët tanë deputetë që u bashkuan në kauzën Pro Familjes Natyrale, krerët e religjioneve dhe besimtaret, familjaret, të rinjtë e të rejat që konsiderojnë modelin tonë familjar atë burrë-grua dhe që përkrahën këtë vizion të shëndetshëm të shoqërisë sonë”,- ka përfunduar statusi i deputetes në facebook.