Reforma/Rama e Basha takim në Kuvend me Ilir Metën. Mungojnë ambasadorët

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta andAlbanian Prime Minister Edi Rama, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Takimi i Kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe kreut të PD ka nisur në orën 16:00 në selinë e Kuvendit. Fillimisht në takim është paraqitur Kryeministri i vendit, Edi Rama. Kryeministri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit duke u futur nga hyrja e pasme me automjetin e tij.

Menjëherë pas tij është parrë të mbërrijë në Kryesi edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili që ka hyrë nga dera kryesore përballë Kryeministrisë.

Burime nga Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë të ditur se, kreu Ilir Meta i ka pritur palët në orarin e caktuar.

Në Kryesinë e Kuvendit janë parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por nuk duhet nëse ata do të jenë pjesë e takimit ose jo.

Në takim, ashtu siç njoftuan më parë me anë të një deklarate për mediat, mungojnë Ambasadorët e SHBA dhe BE. Donald Lu dhe Romana Vllahutin nuk pranuan të marrin pjesë në takim për shkak të qëndrimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Sipas tyre, Basha nuk deklaroi se qëllimi i takimit do të ishte reforma në drejtësi dhe diskutimi i variantit të fundit të paraqitur për konsensus nga SHBA, por qeveria teknike.

Burime nga Kryesia e Kuvendit njoftojnë se pika e vetme në diskutim është propozimi hibrid i zv.sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland.

Përfundon takimi/Basha: Mandatuam tre negociatorë

Ka zgjatur rreth 2 orë takimi mes Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. I pari që ka dalë nga takimi ishte Kryeminsitri Edi Rama. Ai nuk ka pranuar të jap asnjë koment për mediat lidhu me fatin e negociatave.

Pas minuta pasi ka hyrë në Kryeministri, Edi Rama ka shkruar në Twitter se do të flasë për reformën në drejtësi. “Në 19.00 prononcimi lidhur me takimin e organizuar nga kryetari i Kuvendit dhe fatin e Reformes ne Drejtesi”,- shkruan Rama.

Kryeministri ka zgjedhur një aktivitet të Akademisë Politike në Pallatin e Brigadave për të dhënë mesazhet më të fundit lidhur me negociatat e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar të qëndrojë në Kryesinë e Kuvendit edhe pas ikjes nga tryeza të Kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, Lulzi Basha tha pas takimit për mediat se tre kryetarët e partive, PS, PD, LSI mandatuan tre negociatorë që do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur konsensus. Basha tha se po punohet mbi propozimin hibrid të zyrtares së lartë të SHBA, Viktoria Nuland dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Në funt të takimit të tre kryetarët kanë angazhuar përfaqësues të tyre për të kërkuar zgjidhje sipas propozimit hibrid dhe Komisionit të Venecias.  Kjo është një mundësi për të përmbyllur draftin. Bylykbashi ka fuqinë për të negociuar një zgjidhje bazuar në propozimin hibrid. Ne kemi paraqitur një zgjidhje”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.