Franca peticion: Të riluhet finalja me Portugalinë

Tifozët transalpinë të futbollit duket se nuk po e kapërdijnë dot humbjen në pjesën shtesë ndaj Portugalisë në finalen e Parisit dhe kanë nisur në internet një peticion për të përsëritur përballjen.

Në web-faqen e njohur “mesopininons.com” që u krijua këtë të hënë, peticioni ka mbledhur thuajse 100 mijë firma në 24 orë dhe autori në arsyetimin e tij nënvizon se Portugalia mashtroi futbollin dhe prandaj UEFA duhet të lejojë që të riluhet finalja e “Euro 2016”.

Por duket se kjo ka sjellë reagim dhe në kampin e tifozëve kundërshtarë, me mbështetësit e kampionëve të Europës që u përgjigjën në të njëjtën mënyrë, duke inskenuar një luftë peticionesh.

Është vetëm futboll dhe turneu tashmë mbaroi, por finalja dhe spektakli mesa duket janë ende në mendjet e tifozëve.