Franca: Euro 2016, Shqipëria në nivelin e Gjermanisë

Në fund të një kompeticioni bëhen gjithnjë bilancet. Televizioni kombëtar francez Tf1 ka bërë një vlerësim për të 24 skuadrat. Televizioni i ka ndarë me grupe sipas notave që kanë marrë. Shqipëria ndodhet tek ekipet “E pranueshme”, në të njëjtin grup me Gjermaninë dhe Kroacinë. Televizioni francez ka vleresuar lojën e kombëtares shqiptare në të 3 ndeshjet në grup.

Shumë mirë

Padyshim Portugalia fituese, e ndjekur nga Uellsi që arriti gjysmëfinalet si dhe Islanda që kaloi fazën në grupe dhe më pas eliminoi Anglinë. Mirë Franca, Italia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Hungaria, të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë në këtë aktivitet.

Të pranueshme

Në këtë grup bën pjesë Shqipëria, ekipi më i vlerësuar mes atyre që nuk arritën të kalonin fazën në grupe të turneut. “Ajo u eliminua para fazës me kualifikim direkt por ishte në garë dhe u mund për pak gjë ndaj Zvicrës dhe Francës, ndërsa arriti të mposhte Rumaninë”, shkruhet në përshkrimin për paraqitjen e kuqezinjve. Përkrah Shqipërisë edhe Gjermania Kroacia, Zvicra, Irlanda dhe Sllovakia.

Të pamjaftueshme

Belgjika, Turqia dhe Rumania.

Shumë të pamjaftueshme

Spanja është zhgënjimi më i madh i turneut, e ndjekur nga Anglia, Austria, Suedia, Rusisë, Ukraina dhe Republika Çeke.