“Ronaldo na frymëzoi në pushimin e ndeshjes me fjalët e tij”

Cristiano Ronaldo u largua mes lotëve në minutën e 24-të të ndeshjes finale të Evropianit, por ai sërish ishte në qendër të vëmendjes pas fitores së Portugalisë.

Futbollisti Cedric Soares tha se Ronaldo u mbajti një fjalim frymëzues në pushim të pjesës së parë.

“Ishin fjalë fantastike për ne. Ishte një moment i vështirë për mua dhe për skuadrën,” tha ai.

“Ai na tha: Dëgjoni njerëz, jam i sigurt se do e fitojmë këtë Evropian, prandaj qëndroni së bashku dhe luftoni”.

Pas fitores, vetë Ronaldo tha: “Portugalia e meritonte këtë fitore pas vitesh të tëra sakrificë. Ky është një trofe për të gjithë portugezët, për të gjithë emigrantët, nuk është finalja që doja, por jam shumë i lumtur”.