Kjo foto shpjegon luftën ndaj diskriminimit

SHBA po përjeton momente të vështira ardhur nga protestat e dhunshme. Gjithçka nisi për vrasjen e personave me ngjyrë nga policia por në të gjithë këtë histori është kjo foto e cila po bën xhiro në internet.

Fotografia është shkëputur nga protestat në Baton Rogue, në Luiziana dhe tregon një protestuese me ngjyrë, e veshur me një fustan të gjatë duke bërë një rezistencë paqësore, teksa është gati për t’u arrestuar nga dy policë të armatosur.

Kjo vajzë është kthyer në simbol të protestës së komunitetit afro-amerikan si dhe të lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”. Pas dy vrasjeve të fundit nga policia të Alton Sterling dhe Philando Castile, protesta të shumta kanë shpërthyer në SHBA, të cilat kulmuan me vrasjen e 5 policëve.

R.Sh