Gazeta belge “Le Soir”: Evropiani i trukuar që në fillim për ta fituar Franca

“Fitorja e Francës përballë Gjermanisë ka qenë e diktuar”. Kështu shkruan gazeta belge “Le Soir” që del në gjuhën franceze. Ajo ka hapur polemika të shumta pasi ka marrë për bazë akuzat e bëra nga disa analistë sportivë, të cilët kanë theksuar se kampionati Evropian ishte vendosur prej kohësh që do të fitohej nga Franca. Sipas gazetës penalltia e dhënë kundër Gjermanisë ishte e planifikuar.

“Le Soir”, shkruan gjithashtu që Franca është ndihmuar nga organizatorët që në fillim duke u caktuar në grupin A, i konsideruar si më i lehti në letër, në mënyrë që të shmangte përballjet e forta. Gazeta raporton se përzgjedhja e Francës në grupin A, u bë pas trukimit me goglat ku disa ishin të ftohta dhe ajo e Francës më e nxehtë.